Është ndarë sot nga jeta në moshën 72- vjecare publicisti i njohur shkodran Paulin Shtjefni Në vitin 2015 Radio Televizioni Shqiptar, i kushtoi një dokumentar Publicistit, gazetarit dhe poetit Paulin Shtjefni.

Ne kete aktivitet kane marre pjese emra te medhenj te muzikes dhe te artit te cilet kane vleresuar kontributin e Paulin Shtjefnit .

Paulin Shtjefni është autor, në tekste këngësh e pjesëmarrës dhe fitues i çmimeve të para në 19 Festivale Kombëtare të Këngës për Fëmijët, që janë organizuar në qytetin ë Shkodrës.

Por janë dhe tekstet e disa këngëve të tjera, që ai shkroi dhe u bënë kaq popullore, si “Gryka e Kaçanikut”, “Ky merak” etj.

Krijimet e shkruara ndër vite, Paulini i botoi në librin me titullin “Një zarf me karafila-mozaik poetik” në vitin (2008). Gjithashtu, bashkëpunoi në libra e redaktoi disa botime të tjera.

Artikulli paraprakNISIN VËSHTIRËSITË, VLLAZNIA DËSHTON ME ILIRINË
Artikulli tjetërLAJM I FUNDIT:TËRMET I FUQISHËM NË MAL TË ZI, LËKUNDET EDHE VERIU I SHQIPËRISË