SHKRIMTARI NDËRRON JETË NË MOSHËN 79 VJEÇARE PAS NJË SËMUNDJEJE .Eshte ndare nga jeta ne moshen 79 vjecare shkrimtari Skender Drini. Shkrimtari ka nderruar jete mengjesin e 16 dhjetorit pas nje semundjeje te rende duke lene pas te vetme gruan e tij e sic te gjithe e dime ai ia kushtoi tere jeten e tij sherbimit ndaj bashkeshortes te paralizuar prej vitesh.

Ndersa per vete Skenderin shume pak u kujtuan ti qendronin afer gjate gjithe ketyre viteve te veshtira te jetes dhe te karrieres letrare megjithate ai gjithmone e gjente forcen te krijonte e te ecte perpara gjurmë urtësie e gjurmë lavdie. Skender Drini është një nga ata, shkrimtarë me emër të letërsisë shqipe, që panteonit të letrave dhe bashkëkohësve, si testament u ka lënë edhe këto vepra, si: “Tregimet e së shtunës”, “Shqipja e kreshtave tona”,  “Midis dy kohëve”, “Shembja e idhujve”, “Kirurgët”, “Tanush Martini”, “Nata është grua”, “Kthim në vetvete”, “Njerëzit dhe deti”, “Klass” e shume te tjera.Mbase mungesa e hapësirës në jetën e tij njerëzore, ka reflektuar në hapësirat e prozës së tij artistike, ku gëlojnë natyrshëm, si: filozofia, poetika, meditimi, simbolika, kontrasti, sugjestioni, pasuria leksikore dhe fraza e ngjeshur me domethënie e ngarkesë emocionale. Skender Drini, tregimtari, romancieri, diplomati dhe analisti tashme do i mungoje bashkeshortes, lexuesve te tij dhe Shkodres por vepra miresia e qetesia qe ai la pas do jene arsyet per te cilat do kujtohet perjetesisht si shembësi i idhujve!

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/0KsrNV14iEQ” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakMASKAT, GRABITET AUTOMJETI
Artikulli tjetër“GJAKU I ARBRIT” PA TINKA KURTIN!