Ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë Altin Qoshe. Ai ka qenë një nga studentët e Dhjetorit dhe themeluesit e PD-së, ndërkohë që mbajti detyra të rëndësishme në PD dhe administratën publike për shumë vite.

Por mbrëmjen e djeshme humbi betejën më të rëndësishme duke u ndarë nga jeta. Partia Demokratike i ka shprehur ngushëllimet familjes për ndarjen nga jeta të Qoshes.

Partia Demokratike shpreh ngushellime te sinqerta per ndarjen nga jeta te Altin Qoshes, studentit te dhjetorit, qe u shqua mes nesh per kurajon dhe urtesine ne kohe te veshtira.

27 vite me pare, Altin Qoshja, se bashku me 342 studente e pedagoge, firmosen mbremjen e 11 dhjetorit 1990 krijimin e Partise Demokratike.

Gjate levizjes studentore, ai u rendit nder te rinjte e pare te cilet kundershtuan regjimin diktatorial dhe deri ne ndarjen e parakohshme nga jeta, ishte nje nga demokratet me te perkushtuar.

Me dhimbje te thelle, ngushellojme familjen dhe miqte e Altinit!

I paharruar qofte mes nesh!

Artikulli paraprakNESËR RAPORTI/ SHQIPËRIA MERR REKOMANDIMIN, KUKAN: KA BËRË NJË REFORMË TË THELLË JURIDIKE
Artikulli tjetërZHDUKJA 17-VJEÇARES SHQIPTARE NË IRLANDË, AUTORITETET APEL PËR NDIHMË