GAZETARI I NJOHUR QË GJITHË JETËN IA KUSHTOI MIKROFONIT DUKE PËRCJELLË SHUMË EMOCIONE. Ndahet nga jeta në moshën 72 vjeçare gazetari i njohur shkodran Ymer Striniqi. Një jetë të tërë profesor Striniqi ia kushtoi mikrofonit duke përcjellë emocione pafund për dëgjuesit e teleshikuesit përmes radios e televizionit.

Njihet si një prej staticientëve më të mëdhenj shqiptar. Para pak viteve u nderua me titullin “Mirënjohja e Qytetit” nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës ndërsa është fitues edhe i çmimit “Anton Mazreku” i gazetarisë sportive. Kohët e fundit vuante nga një sëmundje dhe prej ditësh profesor Striniqi ndodhej i shtruar në spitalin rajonal të Shkodrës duke na dhënë lamtumirën mëngjesin e 27 marsit. Lajmi për vdekjen e tij ka bërë që i gjithë opinioni sportiv në Shqipëri të jetë në zi, por dhe ato që për vite e vite dëgjuan komentet e tij në radito tirana apo në televizionet e qytetit të Shkodrës. Ymer Striniqi, me temperamentin e tij të komentimit, saktësinë në çdo shkrim bënë që ai të jetë një ndër penat e artë të gazetarisë sportive të Shkodrës, si një ikonë e këtij qyteti por edhe në Shqipëri. E njohu gjithë Shqipëria dhe gëzoi respektin në çdo qytet ku këmba e tij ka shkelur. E siç ndodh rëndomtë, Shkodra e vlerësoi shumë më pak se ai meritoi. E la në harresë pavarësisht se jetoi e punoi duke ngritur nivelin e gazetarisë sportive e duke bërë që Shkodra pas Anton Mazrekut të njihet nëpërmjet emrit të Ymer Striniqit si një ndër vlerat e gazetarisë sportive në Shqipëri. Ndarja e parakohshme e tij nga jeta bën që meriza të jetë e tejskajshme e duke lënë një vend bosh tashmë në stadiumin “Loro Boriçi”. E sigurtë që do ti mungojë dëgjuesve e sidomos ne që patëm nderim të mësonim nga eksperienca dhe aftësitë e tij. Më këtë rast, Star Plus i shpreh ngushëllimet familjarëve të profesor Ymer Striniqit.

 

[iframe width=”100%” height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/_DUTo93c8iE” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakARRESTOHEN DY DEPUTETËT, TOM DOSHI DHE MARK FRROKU
Artikulli tjetërEPRORËT RREGULLTAR LUTJE PËR MARTIRËT