Ndalimi i peshkimit për nëj periudhë të konsiderueshme përgjatë pranverës në Liqenin e Shkodrës ka shërbyer për mirë. Rezultatet flasin për një përmirësim të llojeve të peshqve që shtohen në këtë periudhë.

 

Ndërkohë nuk kanë munguar tentativat e disa peshkatarëve për të peshkuar. Sipas Arian Çinarit, menaxher i Oganizatës së Menaxhimit të Peshkimit, janë katër raste që kanë kaluar për ndjekje penale.

 

Ndalimi i peshkimit në muajt e pranverës ka shërbyer për shtimin e disa llojeve të peshkut. Për herë të parë janë seleksionuar lloje të ndryshme, ndërsa ngjala, e cila nuk shtohet në liqen është gjuajtur nga peshkatarët.

 

Liqeni i Shkodrës karakterizohet nga një numër i madh peshqish, ndërsa ndalimi i peshkimit në periudha të caktuara bëhet për arsye të shtimit të tyre, periudhë e cila është zakonisht në pranverë. Megjithatë, tentativat për t’a thyer nuk kanë munguar.

 

Artikulli paraprakNDRYSHIME NË RADHËT E POLICISË SHKODËR
Artikulli tjetërISH-UZINA NË LAÇ, VDES EDHE PERSONI I DYTË