Strukturat e hetimit doganor kanë sekuestruar 1000 koli cigaresh në Doganën e Durrësit të cilat po transportoheshin kontrabandë.

Gjatë kontrollit të kontenierit të cigareve u konstatua se të gjitha paketat ishin pa pullë fiskale.

Sasia që u seksuestrua është 1000 koli me cigare me nga 50 steka, me 10 paketa, me 20 fije, gjithsej 10.000.000 fije cigare.

Mësohet se paketat nuk janë të ndonjë marke ndërkombëtare të regjistruar dhe të mbrojtur.

Autoritet vijojnë hetimet në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për të zbuluar destinacionin e kësaj ngarkese.

Artikulli paraprakRAPORTI I KE: SHQIPTARËT 32% MË PAK KËRKESA PËR AZIL, 27% MË PAK SHKELJE KUFIRI
Artikulli tjetërSHKODËR/ LIDHJE TË PALIGJSHME, NDËRHYRJE NË SISTEMIN MATËS… 63 PERSONA VIHEN NËN HETIM