Një operacion policor në Italinë qendrore ka çuar në pranga një grup shqiptar të përfshirë në grabitje të shumta të banesave.

Grupi i të rinjve ka kryer grabitjet në krahinat e Lucca, Massa dhe La Spezia. Karakteristikë e tyre ishte se ata i grabisnin banesat në praninë e pronarëve. Aksionet shtriheshin çdo natë përveç të dielave.

Hetimet kanë zbuluar të paktën 89 vjedhje të tyre, e para prej të cilave daton në gusht 2015. Ata synonin gjatë grabitjes së tyre vetëm sendet prej ari.

Gjatë hetimeve u zbulua edhe një grup i dytë kriminal dhe më i ndërlikuar, i dedikuar për vjedhjen dhe riciklimin e disa kilogramëve prej ari. Sipas hetuesve, qarkullimi i arit të vjedhur në vetëm 9 muaj është mbi 550 mijë euro.

Në krye të këtij grupi të dytë kriminal, ishte pronari që blinte arin, bashkëshortja e tij dhe dy djemtë.

Këtë mëngjes, policia e Luccas, çoi në burg gjithë anëtarët e familjes Massarosa, tre shqiptarë, 3 rumunë, si dhe 11 personave italianë.