11 emigrantë nga Siria janë ndaluar nga policia disa km nga Kapshtica. Ata kishin hyrë në territorin shqiptar nga Greqia, ndërsa kanë kërkuar azil politik. Aktualisht emigrantët janë dërguar në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë.

Pak ditë më parë kryeministri i Austrisë deklaroi se BE do të mbështesë Shqipërinë për të forcuar kufinjtë me qëllim parandalimin e kalimit të emigrantëve nga Greqia përmes Shqipërisë në vendet e BE.

Ndërkohë që sot zv/ ministrja e Brendshme Voda në përgjigje të aludimeve në media dhe akuzave nga opozita sqaroi se nuk ka asnjë kërkesë nga BE për të ndërtuar kampe në Shqipëri.

Më datë 10.06.2018, në afërsi të qytetit të Bilishtit, u kapën 11 shtetas të huaj imigrant të paligjshëm, M.K., H.I., B.K., B.K., M.Sh., R.Sh., A.M., M.M., F.S., M.D., dhe M.H., me shtetësi siriane. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, shtetasit kërkuan azil në RSh, e u dërguan në QKP, të Azilkërkuesve Babrru, Tiranë.

Artikulli paraprakKËRCËNOHET I RIU ,NUK DIHET AUTORI
Artikulli tjetërRAMA: NGA 1 KORRIKU PENSIONET RRITEN ME 2.8 %