Dy raste abuzimi me vajza të mitura janë regjistruar ne Elbasan.Një 63 vjeçar banues në lagjen “Skëndërbej” ,

Elbasan është ndaluar se “dyshohet ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës së saj,me shtetasen A.I,18 vjeçe, banuese në Elbasan, duke e lënë shtatzënë.” thuhet në njoftimin e policisë së Elbasanit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”.

Gjithashtu nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Vepra të turpshme”, për shtetasin E.F, 20 vjeç,

banues në Cerrik, pasi në rrugë, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht me fjalë, shtetasen e mitur me iniciale K.Ç,12 vjeçe , banuese në Cerrik.