Ndalohet makina 100 mijë €, “Audi” i blinduar godet policinë

ELBASAN-Një makinë policie është goditur nga një makinë e blinduar tip ‘Audi’ gjatë operacionit për sekuestrimin e mjeteve të trafikuara apo të vendosura me pasuri të paligjshme. Sipas policisë së Elbasanit në lagjen ‘Dyli Haxhire’ në kuadër të operacionit për bllokimin e këtyre mjeteve, drejtuesit të një mjeti me vlerë 100 mijë euro me targa AA 040 OJ iu kërkua që të shoqërohej për verifikim të dokumentacionit. Në momentin që mjeti po shoqërohej nga grupi ‘Shqiponjat’ dhe nga një Patrullë Policie, një mjet tjetër tip “Audi” vjen me shpejtësi dhe godet mjetin e policisë me targa MB 002 AA. Më pas mjeti “Audi” që goditi mjetin e policisë u fut në Tregun Ushqimor, ndërsa sipas policisë dyshohet se është i blinduar. Nga përplasja nuk raportohet për efektivë të lënduar, ndërkohë që policia njofton se ka bërë shoqërimin e disa personave që kanë qenë në ambientet e Tregut, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia ka rrethuar vendngjarjen dhe po kryen veprimet procedurale për dokumentimin e kësaj ngjarje.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE