Rënia e nivelit të ujit në tre mujorin e parë të këtij viti për shkak të mungesës së prurjeve është shoqëruar me peshkim të paligjshëm në liqenin e Fierzës në Kukës.

Inspektorati i Peshkimit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe atë Kufitare në periudhën 15 prill deri me 15 maj do të ndaojë peshkimin në këtë liqen me qëllim shumimin e krapit.

Halim Dafku: Çdo peshkatar, çdo qytetar, në mënyrë kategorike e ka të ndaluar të zënien e peshlkut krap, qoftë me rrjeta, qoftë me grep.

Monitorimi i liqenit të Fierzës do të bëhet në bashkëpunim edhe me Organizatën e Menaxhimit të Peshkut.

Halim Dafku: Ne do të bjëmë sekuestrimin e mjeteve lundruese varka dhe mjeteve nxënëse rrjeta, njëkohësisht do të çohet për ndjekje penale çdo person që do të kapet, sepse ka të bëjë me shkeljen e këtij ligji.

Liqeni i Fierzës ka një botë të pasur nënujore. Në të rriten mbi 13 lloje peshqish.