Më datë 22.10.2018, u ndalua shtetasi në kërkim E.B., vjeç 36, banues në lagjen “Qemal Stafa”, me shtetësi shqiptare dhe serbe,

pasi Gjykata e Podgoricës, Malit Zi, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijim i Organizates Kriminale”, “Vrasje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe eksplozivëve”.

Materialet i Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër. Nenet 401/a/1, 144/1 dhe 403/3 të Kodit Penal të Malit të Zi.