Ndarja nga jeta e Agollit, shkruan Rama: Le pas përjetësinë

Ndarja nga jeta e shkrimtarit të madh shqiptar, Dritëro Agolli ka sjellë reagime të shumta. Per kete humbje ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. “LAMTUMIRË DRITËRO U prehsh i qetë në tokën ku le pas një mal të lartë përjetësie, i cili do të mbetet vend pelegrinazhi për gjithë të dashuruarit pas letrave shqipe, brez pas brezi…”, shkruan Rama në faqen e tij në Facebook.