Në muajin e madhërueshëm të Ramazanit, Iftaret në Shkodër janë një mundësi më shumë që shkodranët, përmes forcimit të besimit, të afrohen me njëri- tjetrin.

Iftari i shtruar mbrëmjen e të martës ka sjellë për besimtarët, në ceremoninë promovuese, librin e ri të titulluar “300 Hadithe” të Myftiut të Shkodrës, Imam Muhamed Sytari.

Në këtë iftar besimtarë, përfaqësues të institucioneve morën pjesë në nderimin e Myftiut të Shkodrës me titullin “Nderi i Qarkut Shkodër” dhënë nga Këshilli i Qarkut.

Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari foli mbi rëndësinë e përmbajtjes së librit “300 Hadithet”

Siç është tashmë traditë, në sofrat e shtruara me bujari janë të pranishëm edhe qytetarë të besimeve të tjera përveç atij musliman.

Iftari i kësaj dite u shtrua falë mbështetjes së Shoqatës “Istanbul”

 

Artikulli paraprakDËMTIMI I RRJETIT TË NDRIÇIMIT, NDËRHYN BASHKIA
Artikulli tjetërMASHTRUAN ME PRONAT, REAGOJNË PRONARËT