Shoqata “Kolping”, pjesë e Organizatës “Kolping International” në bashkëpunim me “PMK Medical”, e cila vjen nga Gjermania, kanë filluar një seri kursesh të formimit mbi gjuhën gjermane.

Baza është shpjegimi për tregun e punës dhe ndërmjetësimi për personal mjekësor. Sipas administratorit të “PMK Medical”, Albrecht Kerschbaumer, interesi tek të rinjtë shqiptar për këtë treg pune është shumë i lartë.

Kerschbaumer shprehet se niveli i gjuhës për të aplikuar në vendet e punës në sistemin shëndetësor gjerman është B2, përderisa kompania siguron të gjitha teknikat organizative për kandidatët, nga fillimi deri në fund. Ndërkohë, detyrimi është vetëm 300 euro dhe paguhet në fund.

Vitet e fundit, tregu gjerman i punës ka qenë një strategji e studentëve shqiptar, të cilët janë interesuar të gjejnë një vend punë në këtë shtet.

Përpos kompanive të tjera, “Kolping” dhe “PMK Medical” siguron për ndërmjetësim pune në sistem shëndetësor, një drejtim mjaft i pëlqyer i shqiptarëve.