KËSHILLI I QARKUT JEP “QYTETAR NDERI” PËR BALAJ, HYSAJ, SALIHI E VAJUSHI.Heroizmi i djemve shkodran në mbrojtjen e flamurit kuqezi që u valvit përmbi Beograd gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri është shpërblyer me një titull të akorduar nga Këshilli i Qarkut Shkodër.

Kryesia e këtij këshilli menjëherë është mbledhur për ti akorduar Bekim Balës, Elesid Hysajt, Hamdi Salihit dhe Armando Vajushit titullin “Qytetar Nderi të Qarkut Shkodër” me motivacionin “Për përformancën e tyre të shkëlqyer, në demonstrimin e vlerave të larta si futbollistë profesionistë, si dhe devocionin qytetar në ruajtjen dhe integritetin e vlerave të larta morale e kombëtare”. Balaj tashmë veçse heroi i asaj fitoreje me Portugalinë me një gol të shënuar në mënyrë spektakolare, bëhet heroi i gjallë i flamurit kuqezi, shqiponjës që për disa minuta bashkë me imazhet e Ismail Qemalit e Isa Boletinit tronditi 30 mijë serbët e pranishën në stadium e po ashtu krejt popullin serb. Ai flamur që nuk u lejua të futej në stadium, pasi gjeti shtigjet për të fluturuar në ajër, veç emocioneve e përlotjes të miliona shqiptarëve, na bëri të ndjehemi krenar sepse djali i Shkodrës Bekim Balaj bashkë me reagimin e fortë të pjesës tjetër të futbollistëve mes të cilëve edhe shkodranin tjetër Elseid Hysaj dhe mbështetjen e rrufeshme të Salihit e Vajushit nuk lejuan që flamuri kombëtar të nëpërkëmbet. Veçse morën flamurin, arritën që ta ruajnë me çdo kusht edhe pse ndodheshin të vetëm mes 30 mijë serbëve. Ky akt heroik bër krenar një komb të tërë duke trashëguar sakrificat e duke mbajtur amanetet e të parëve. Kryesia e Këshillit të Qarkut Shkodër i akordoi titullin “qytetar nderi të qarkut Shkodër” katër futbollistëve shkodran që ishin pjesë e atij gjesti që mbushi zemrat shqiptare. U mbyllën dyert e u morën masa të rrepta por Shqiponja hapi krahët mbi Beograd sepse serbët harruan se shqipet nuk ndalen por fluturojnë krenare për tu shënjuar e për të mbetur e vulosur në histori.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/J9SawxddSbM?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]