Janë ndërprerë pas tre ditësh,  kërkimet për gjetjen e trupit të 14 vjecarit me iniciale A.k, i mbytur në ujërat e lumit Bunë. Kërkimet vijuan deri në Velipojë, por pa sukses. Aktualisht polumbarët janë larguar, por janë familjarët që vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të adoleshentit,

i cili u mbyt rreth mesditës së të premtes, pranë Urës së Bahçallëkut në Shkodër, teksa lahej në lumë me disa bashkëmoshatarë. Kanë qenë këta të fundit që kanë treguar se 14 vjecari A.K humbi në rrjedhën e Bunës, ku rrymat detare janë të forta, dhe uji është shumë i ftohtë.

Artikulli paraprakGJYKATA SPECIALE, DEBATE NË KUVENDIN E KOSOVËS
Artikulli tjetërKANABIS SATIVA, ARRESTOHET NJË SHTETAS