Te klubi i Vllaznisë janë rikthyer presionet dhe kërcënimet. Sot, për shkak se situata ka dalë jashtë kontrrolit, klubi shkodran ka ndërprerë seancën stërvitore.

Burime pranë klubit bëjnë me dijë se disa persona me synimin për të ndërhyrë në formacion kanë kërcënuar dhe po bëjnë presion ndaj administratorit Suad Lici, drejtorit teknik Engin Firat si dhe trajnerit Agim Canaj.

Vetë personat në fjalë kanë refuzuar të prononcohen për këtë situatë që paraqitet tejet e rëndë, por burime pranë lojtarëve të Vllaznisë bëjnë me dije se presione të tilla janë bërë edhe ndaj ish-trajneri Hasan Lika, që para pak ditësh u largua drejt SHBA-se.

Për situatën është vënë në dijeni edhe kryebashkiakja Voltana Ademi, e cila ka mbajtur një mbledhje urgjente me administratorin Lici, drejtorin Firat dhe trajnerin Canaj. Pritet që shumë shpejt të ketë edhe një reagim nga klubi i Vllaznisë, pasi situata paraqitet tejet e rëndë.

Vetëm një vit më parë te Vllaznia ndodhi një situatë e paprecedentë që tronditi në themele futbollin shqiptar. Trajneri i shkodranevë në atë periudhë, Ernest Gjoka, u sulmua me thikë nga një person që mbante kapuç në kokë. Për ngjarjen policia vuri në pranga autorin kryesor dhe një tjetër për bashkpunim.

Artikulli paraprakSHËNDETI – NDIHMA E PARE
Artikulli tjetërARRESTOHET SHQIPTARI I DËBUAR, NË PRANGA DHE SHOFERI