Në Korçë po luhet takimi që ngre siparin e Kategorisë Superiore, mes Skënderbeut dhe Partizanit, një sfidë që pritej të ishte nëj festë sportive, pro nuk rezultoi aspak e tillë.

FSHF aplikoi zyrtarisht ndryshimin e ri, që menaxhimi brenda ambienteve të stadiumeve të bëhet nga policia private dhe ajo e Shtetit të rrinte jashtë ambienteve, por duket se testi dështoi që në nisje.

Tifozëritë e të dy skuadrave shpërthyen në dhuën ndaj njëra-tjetrës, duke hedhur sende të forta dhe duke bërë që ndeshja të dalë jashtë kontrollit.Nuk kane muguar as koret ofnduese mes dytifozerive te cilat prej vitesh jane ne konflikt mes tyre.

Disa tifozë u plagosën, ndërsa momentalisht arbitri kryesor ka thirrur jashtë fushës së blertë, futbollistët e të dy skuadrave, për të shmangur përfshirjen në incidente.

Aktualisht brenda rrethimit janë futur edhe forca të Policisë së Shtetit, të cilët po përpiqen të marrin në kontroll situatën, ndërsa është dashur ndërhyrja edhe e ambulancave, për të ndihmuar të plagosurit.

Ndeshja ka rifilluar pas nje komunikimi mes dy presidenteve te ekipeve.

Artikulli paraprakSHKATËRROHET BANDA E KOKAINËS NË ITALI, ARRESTOHET SHQIPTARI ,4 TË TJERË NË KËRKIM
Artikulli tjetërSKËNDERBEU-PARTIZANI 1-0 PENALLTIA NE FUBND VENDOS SFIDËN E TENSIONUAR