Paolo Paoloni ka ndërruar jetë paraditen e sotme në moshën 89-vjeçare. Media italiane shkruan se Paoloni është i njohur për rolet e tij në filat komedianë dhe madje edhe në ata horror.

I lindur në Zvicër më 24 korrik 1929, aktori i ndjerë u zbulua nga Luciano Salce i cili e bëri të shkëlqente në ekranin e madh që nga viti 1968, viti i debutimit të tij në “La pecora nera”.

Më pas u bë pjesë e “Il prof. dott. Guido Tersilli primario della clinica Villa Celeste convenzionata con le mutue”, “Fantozzi”, “Il secondo tragico Fantozzi”, “Dove vai in vacanza?”, “Rag. Arturo De Fanti, bancario precario”.

Në filmat “Fantozzi”, Paoloni kishte rolin e ‘drejtorit të përgjithshëm’. Shfaqja e fundit që ai dha ishte “Benedetta follia” nga Carlo Verdone.

PUBLICITET