Një i dënuar për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ka ndërruar jetë në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Burime të komisariatit nr. 4 të Policisë së Tiranës, bënë të ditur se, në Spitalin “Nënë Tereza”, ka ndërruar jetë i dënuari M. Z., vjeç 31, banues në fshatin Dardhë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i cili vuante nga një sëmundje infektive.
Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 12. 09. 2018, në Spitalin “Nënë Tereza”, ka ndërruar jetë i dënuari M. Z., vjeç 31, banues në fshatin Dardhë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i cili vuante nga një sëmundje infektive.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme, për vdekje natyrale.