SHKRIMTARJA AFRIKANO-JUGORE VDES NË MOSHËN 90 VJEÇARE  .

Shkrimtarja afrikano-jugore, Nadine Gordimer, fituese e çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 1991, u nda nga jeta dje në moshën 90-vjeçare, njoftoi familja e saj.
“Gordimer vdiq në gjumë në shtëpinë e saj në Johanesburg”, theksuan të afërmit në një komunikatë të publikuar nga zyra e avokatit të familjes.
“Lavditë e saj më të mëdha”, kujtojnë fëmijët e saj, “nuk ishin vetëm marrja e çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 1991, por gjithashtu dëshmia në një proces në vitin 1986 që kontribuoi në shpëtimin e jetës së 22 anëtarëve të ANC-së (Kongresi kombëtar afrikan) tashmë në pushtet, të gjithë të akuzuar për tradhti”.
Lindur më 20 nëntor 1923, shkrimtarja ishte vajza e imigrantëve hebrenj të ardhur në Evropë. Afrikano-jugorja, kishte refuzuar gjithmonë të largohej na vendi i saj, madje dhe në orët më të errëta të aparteidit, regjimi i diskriminimit racial në vend nga viti 1948 deri në vitin 1994.
Autore e 15 romaneve dhe shumë novelave, ajo shprehu të dhimbjen e shoqërisë me një penë të matur dhe pa ndarje, me temë kryesore pasojat e regjimit diskriminues.