Ndërtesa e re laboratorike e shkollës së mesme profesionale “Arben Broci” ndodhet jashtë standarteve. Në shumë pjesë të saj muret kanë pësuar çarje të mëdha dhe të japin përshtypjen se ka edhe rrezik. Ministri i mirëqënies sociale Blendi Klosi dhe aq më tepër zëvendësministrja e arsimit Nora Malaj panë nga afër punimet aspak cilësore por e kaluan me heshtje.

Ndërsa muret ndodhen kanë plasaritje të konsiderueshme ministri Klosi thotë se ajo ndërtesë është bërë me përkujdesjen e qeverisë dhe donatorëve të huaj.Ndryshe nga ministri Klosi, drejtori i shkollës “Arben Broci” Zamir Laçej bën përplasje deklaratash dhe ia hedh fajin bashkisë duke thënë se është vartësi e saj ndërtesa, se bashkia e ka në inventor dhe se leja e përdorimit të asaj godine është firmosur nga ish-kryebashkiaku Lorenc Luka.Drejtori Laçej thotë se ka patur përpjekje nga vetë shkolla për të bërë riparime.Ndërtesa e laboratorike e shkollës “Arben Broci” është një çështje e cila fsheh diçka sepse për thuajse 3 vite me radhë pasi është ndërtuar nuk është vënë në funksion. Mbase një hetim i prokurorisë mund të zbardhte më shumë.

PUBLICITET