Ky eshte Lumi ne fshatin Kaçinar ne Mirdite i cili sot rrjedh i lire, por pas pak muajsh nuk do te jete me tille, pasi e gjithe rrjedha e lumit do te futet ne tubacione. Ndertimi i 4 HEC-e te reja ne zonen e Mirdites, rrezikon te lere pa uje 7 fshatra te njesise Kaçinar te cilet jetojne vetem me bujqesi.

Banoret dolen ne proteste, duke kenduershtuar me force ndertimin e 4 HEC-ve.Banoret thone se firmat fantazem kane perfitime personale, jo populli i Mirdites.

Banoret kane qene te ashper ne deklaratat e tyre, duke paralajmeruar firmen qe te mos shkele ne zonen Kaçinarit, pasi zona tyre shkaterrohet totalisht me ndertimin e ketyre HEC-ve.

Banoret firmosen edhe nje peticion per anolimin e projektit, duke qene te vendosur per te mos lejuar ndertimin e HEC-ve ne fshatrat e tyre.Gjithashtu banoret paralajmeruan edhe nje proteste me te madhe me date 23 ne qender te Rreshenit, nga banoret e Mirtdites qe preken nga ndertimi i HEC-ve