Kryeministri Edi Rama prej kohësh i ka shpallur luftë varfërisë, duke ndjekur nga afër rastet e familjeve që jetojnë në gjendje ekonomike të vështirë dhe në pamundësi strehimi.

Para disa javësh, Kryeministri Rama ka qenë në Postribë të Shkodrës, në familjen e Vullnet Shabaj, familje e cila jetonte në kushte të vështira me një shtëpi të rrënuar, gati për t’i zënë brenda familjarët.

Kryeministri ka zbritur në Postribë në shtëpinë e Vullnet Shabajt, me 8 nëntor.Kryeministri Edi Rama takoi familjarët e Vullnet Shabaj dhe u interesua për shtatë fëmijët e familjes, duke i pyetur nëse shkojnë në shkollë.

Ndërsa këtë të diel përmes një videoje në rrjetin social “Facebook”, Rama ka bërë me dije se ndërtimi i shtëpisë së re të kryefamiljarit Vullnet Shabaj sapo ka filluar.