Trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka dalur në konferencën e fundit për shtyp, në prag të duelit të nesërm kundër Turqisë.

Çfarë keni parë nga skuadra këto ditë?
Kanë punuar mirë. Është ambient i mirë. Djemtë janë gati për ta luajtur këtë ndeshje. Të shikojmë nesër…

Në 2018 Shqipëria shënoi vetëm 3 gola, si keni menduar ta përmirësoni këtë?
Ka ardhur Sadiku, edhe pse nuk është mirë, kemi lojtarë që kanë bërë gola. Mjafton edhe 1 gol për të fituar ndeshjen. Kemi Sadikun, Balaj ka gjetur golin, kemi Grezdën dhe Abazajn gjithashtu.

Duke qenë ndeshja e parë, është e rëndësishme ndaj një kundërshtari të fortë. Çfarë mesazhi u keni dhënë? Ku keni menduar ta godisni? Pika e tyre e fortë?
Është e vërtetë që kanë një skuadër të fortë, por nëse lojtarët kundërshtarë janë të përqendruar për 90 minuta, do të marrim një rezultat pozitiv. E dimë që është e vështirë, por shpresojmë.

Keni deklaruar më parë që do tentoni ta fitoni ndeshjen. Kush janë pritshmëritë konkrete? Me çfarë rezultati do ishit i kënaqur?

Unë jam pozitiv, dhe skuadra është e përgatitur. Ka kualitet, siç ka edhe Turqia. Jam i bindur që mund të arrijmë një fitore, por gjithçka mbetet për t’u parë nesër. Duhet të japim maksimumin në fushë.

Kombëtarja?

Skuadra ka shumë potencial. Të përqendrohemi te rivalët e ardhshëm, Turqi dhe Andorën. Francën duhet të mos e mendojmë. Kombëtarja ka shumë potencial për të dhënë.

Per deklaraten e Lenjanit, Panucci ka thene : Ka treguar mungesë respekti ndaj Shqipërisë

Artikulli paraprakPRANGA DY SHQIPTARËVE QË TRASPORTONIN DROGË, AKUZA PËR NJË TJETËR NË BURGUN E GREQISË
Artikulli tjetërPRANOJNË MANDATIN DHE TRE KANDIDATË NË RADHËT E OPOZITËS