Në datë 7 shtator në orën 20:45 në stadiumin ‘Elbasan Arena’ do të zhvillohet ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit, e vlefshme për Ligën e Kombeve.\ Ndeshja do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, referuar edhe sfidës së para dy viteve mes dy përfaqësueseve që solli mobilizimin e forcave të shumta të policisë.

Në prag të ndeshjes, Ambasada e SHBA në Tiranë përmes një deklarate në faqen e saj zyrtare u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë në Shqipëri që të kenë kujdes gjatë zhvillimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit në datë 7 shtator në Elbasan.

Ambasada thekson në njoftim, se nuk ka informacione për kërcënime specifike, por kërkon që të tregohet kujdes maksimal.

Në datë 7 shtator është planifikuar për t’u zhvilluar ndeshja e futbollit mes Shqipërisë dhe Izraelit në Elbasan në orën 20:45. Ambasada nuk është në dijeni për ndonjë kërcënim specifik ndaj qytetarëve të SHBA-ve.

Megjithatë, qytetarët e SH.B.A.-së duhet të tregojnë kujdes në afërsi të stadiumit të Elbasanit para dhe gjatë ndeshjes së futbollit. Ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale, veçanërisht në rast urgjence.

Monitoroni mediat dhe burimet e informacionit për planet dhe aktivitetet tuaja të udhëtimit.

Njoftimi i ambasadës së SHBA për shtetasit e saj

Ndeshja e para dy viteve mes Shqipërisë dhe Izraelit në 9 nëntor të 2016 u zhvillua në masa ekstreme, teksa në stadium më shumë kishte policë dhe agjentë se tifozë.

Masat erdhën si pasojë e situatës alarmante në lidhje me zhvillimin e ndeshjes, e cila u zhvendos nga Shkodra në Elbasan për shkak të rrezikut të ndonjë sulmi terrorist, ndërkohë që në qytetin verior të vendit pati edhe disa arrestime.

Edhe për ndeshjen e radhës masat e policisë së shtetit pritet që të jenë mjaft të forta.