Forcat policore në Komisariatin e Policisë Lezhë, në kuadër të operacionit ” Ndëshkimi i të fortëve” , kanë vijuar kontrollet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e krimeve, ku si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin , M.J, 21 vjeç, banues në Lezhë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e proves materiale një armë zjarri pistoletë tip Smith me 5 fishekë.

Materialet proçedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprën penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” .

Policia e Shtetit rithekson se kapja dhe vënia para përgjegjësisë ligjore të personave që tentojnë të sfidojnë autoritetin e shtetit, nën petkun e “të fortit”, për Policinë e Shtetit është me shumë rëndësi, pasi nuk ka të fortë përballë autoritetit të ligjit!