Ngarkesa e madhe e sistemit online për aplikimin në skemën e ndihmës ekonomike ka detyruar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të shtyjë me dy ditë të tjera afatin e aplikimeve, 15 dhe 16 janar. Sipas drejtores së Shërbimit Social Shkodër, Valbona Tula, shtimi i dy ditëve të aplikimit për skemën e re ekonomike u mundëson qytetarëve që nuk kanë aplikuar të aplikojnë.

Tula u bën apel administratorëve shoqëror që të mos tregohen paragjykues për meritat e familjeve për skemën e re ekonomike. Kjo e fundit sipas saj ka mjaft skema lehtësuese, prandaj të gjithë aplikuesit duhet të dëgjohen deri në fund për aplikimin.  Gjithashtu, apeli shkon për të gjithë qytetarët të cilët duhet të tregojnë durimin e duhur në këto ditë.

Ditët e fundit një numër i madh personash kanë kërkuar informacion pranë Drejtorisë së Shërbimit Social në Shkodër, megjithatë për çdo paqartësi, Tula bën me dije se duhet të drejtohen pranë administratorëve shoqëror. Aplikimi në skemën e re të ndihmës ekonomike ka filluar këtë fllimi viti, përderisa ka patur paqartësi në mënyrën e aplikimit.

Artikulli paraprakFESTAT KANË IKUR, DEKORI FESTIV JO
Artikulli tjetërRAMA PROMOVON LËPUSHËN NË MALËSINË E MADHE