Kanë kaluar tetë muaj nga aplikimi i skemës së re të ndihmës ekonomike, ndërsa problemet me të nuk po marrin zgjidhje.

Pas një zhurme të krijuar përgjatë kësaj periudhe për lënien e fajit nga njëra zyrë në tjetrën, të vetmit që po e vuajnë janë shtresa më e varfër e popullsisë.

Është data 4 shtator 2018, ndërsa duhej të kishin filluar aplikimet për këtë muaj që në datën 1, asgjë nuk po bëhet.

Shërbimi Social akoma nuk ka dërguar përgjigjet, të cilat i hapin dritën jeshile aplikimeve të qytetarëve.

Në qendrën komunitare për familjen numër 3 në Shkodër vijojnë të vijnë qytetarë për të aplikuar, megjithatë kthehen mbrapshtë.

Për “Star Plus” ata shprehen se një situatë e tillë është kthyer në një rutinë të çdo muaji, ndërsa durimi ka arritur kulmin.

Këtë të martë në këtë qendër mungojnë radhët e qyetarëve. Kanë mbetur edhe vetëm 6 ditë për të mbyllur afatin ligjor të 10 ditëshit të përcaktuar për skemën e re.

Nuk ka asnjë informacion dita se kur do të vijnë përgjigjet nga Shërbimi Social.

Në gjasht ditët e ardhshme, tre prej tyre janë pushim, ndërsa për qytetarët mbeten vetëm tre ditë për të aplikuar. Edhe kjo, gjithmonë sëse Shërbimi Social i Shkodrës vë ujin në zjarr, të paktën për shtresat në nevojë.

 

Artikulli paraprakGJYKATA E TIRANËS REGJISTRON PADINË E BALLËS PËR BASHËN
Artikulli tjetërSHKODËR, PËR 1 VIT NGA BIZNESET U ARKËTUAN 380 MLN