Thirrjes së Deputetit Tom Doshi, ndaj biznesit për tu solidarizuar dhe sjellë ndihma për Shkodrën për të përballuar situatën e përmbytjeve i është përgjigjur Big Market.

Kompania ka sjellë ne Shkodër 420 pako me ushqime dhe 15 ton koncentrat për bagëtinë. Përfaqësuesit e Big Market ndalesën e parë e kanë bërë në fshatin, Mali i Jushit, në Bashkinë, Vau Dejes, ndërsa ndihmat janë depozituar në kishën e fshatit.

Por ndihma ka pasur edhe për bagëtitë, ato janë shpërndarë pranë fermave bujqësore. Kryesisht kanë qenë koncentrat

Deputeti i Qarkut të Shkodrës Tom Doshi, në një intervistë për mediat ka falenderuar kontributin e Big Market por ka ftuar biznesmene dhe deputete që të kontribuojnë per banoret e prekur nga permbytjet.

Pas Vaut të Dejes, Big Market është ndalur edhe në Obot, ku nëpërmjet varkave ka shpërndarë ndihmat për banorët e izoluar të Obotit. Big Market dha shembullin e solidaritetit dhe mbështetjes për banorët e përmbytur.

Nën sloganin “ne jemi kudo” Big Market trokiti në dyert e familjeve që sot kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë nga të gjithë.