Një akt mirësie përfundoi tragjikisht për një të ri shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa trupi i tij u gjet pas 15 orësh të premten.

Mediat amerikane shkruajnë se Dhimitri Andoni po udhëtonte me makinën tip Hyundai të vitit 2015, natën e së enjtes, teksa u ndal për të ndihmuar një shofer tjetër që humbi kontrollin e mjetit të tij.

22 vjeçari po udhëtonte nga Clearwater për në qendër të qytetit të Shën Petersburg në Florida. Kur pa një shofer që humbi kontrollin në autostradë, Andoni u ndal për ta ndihmuar.

Pas largimit të shoferit tjetër, Andoni u kthye drejt makinës së tij, por këtu u godit nga një kamion i drejtuar nga Dana Thomas Byrd, 30 vjeç, nga Shën Petersburgu.
Më pas, Byrd u ndal anash rrugës duke iu afruar Andonit por e gjeti të vdekur.

Orë më vonë, babai i Andonit gjeti automjetin nëpërmjet GPS dhe thirri policinë për djalin e tij të zhdukur.

Të premten rreth orës 12:30, u gjet trupi i pajetë i të riut.
Policia gjeti më vonë autorin në shtëpinë e tij në Shën Pete dhe e arrestoi.
Byrd la një garanci 105,000 dollarë pas paraqitjes së tij të parë në gjykatë të shtunën.

Byrd është arrestuar 16 herë në Pinellas County që nga viti 2005, për akuza të shumta.
Hetuesit po kërkojnë shoferin që Andoni ndihmoi të enjten për të marrë dëshminë e tij.

Artikulli paraprakFACEBOOK NUK DO TË NDIHMOJË MË FUSHATAT ELEKTORALE
Artikulli tjetërZBULOHET KANABIS NË FSHATIN NIVICË