Helidon Bendo, zëvendësdrejtori i Shërbimit Informativ Shteteror raportoi me dyer të mbyllura në komisionin parlamentar të sigurisë për punën e institucionit.

Për shkak të informacioneve që duhet të mbeten sekret, raporti është mbajtur larg publikut. Ndërkohë mësohet se deputetët e kanë pyetur kreun aktual të Shërbimit Informativ për ndikimin rus dhe dyshimet për financime ruse.

Shërbimet inteligjente ruse kanë tendenca për të influencuar në nivele të ulta të administratës në Shqipëri, por deri në cilin nivel dhe kë pjesë të administratës, nuk është bërë e qartë.

Këtë informacion zv\drejtori i SHISH Helidon Bendo i’a paraqiti deputetëve të komisionit të sigurisë kombëtare gjatë raportimit mbi punën e shërbimit sekret gjatë vitit 2017.

Deklarimi i Bendos lë të kuptosh se shërbimet sekrete ruse kanë tentuar të rekrutojnë pjesëtarë të administratës shtetërore. Raporti vjen në një kohë kur ministria e Jashtme shqiptare lajmëroi ambasadën ruse në Tiranë se dy zyrtarë të lartë të saj,

atasheu ushtarak dhe sekretari i pare i ambasadës duhet të largohen si persona “non grata”.