KUSHTETUESJA “MANDATON” PDK-në PËR KRYETARIN E  KUVENDIT .

Gjykata Kushtetuese ne Prishtine ka zbardhur sot vendimin përfundimtar per séancen konsitutive te Kuvendit te Kosoves.
Ne vendim thuhet se vetëm Partia Demokratike e Kosovës ka te drejte te propozojë kandidatin për kryetar te Kuvendit.
Ky vendim i Kushtetutes, vjen pas ankeses se PDK-se per séancen e 17 korrikut, ku kryetar i Kuvendit u zgjodh lideri I LDK-se, Isa Mustafa, ndersa blloku opozitar LDK-AAK-Nisma, me mbeshtetjen edhe te Levizjes Vetevendosje, shpallen grupin me te madh parlamentar, me te cilin pretendonin te krijonin edhe qeverine e ardhshme te Kosoves.Ndaj vendimit te sotem ka pasur reagime te shumta ne Kosove. Lideret e bllokut opozitar kane deklaruar se do te presin qe e drejta kushtetuese e PDK-se te konsumohet, e me pas, ata te zgjedhin kryetarin e Kuvendit, por edhe qeverine e re te vendit.