Pak para zgjedhjeve të 30 qershorit kandidati i pavarur për Bashkinë e Lezhës Eduard Ndocaj, me anë të një video në Facebook fton të gjithë qytetarët lezhjanë të denoncojnë blerjen e votave nga kandidati i PS-së, Pjerin Ndreu.

Madje ai shkon edhe më tej duke u thënë qytetarëve se do t’ju jap nga 5 mijë Euro në këmbim të çdo videoje ku shfaqet Ndreu duke blerë vota, ndërsa për çdo video ku ‘kapet mat’ kandidati i Rilindjes duke bërë pazare për votat, ai premton se do t’i paguajë me 50 mijë euro.

Kujtojmë se për bashkinë e Lezhës një kundërshtar potecial është edhe kandidati i PS, Pjerin Ndreu që mesa duket ka ‘trembur’ Ndocajn.

Ky i fundit pretendon se Ndreu do të bëjë pazare me votën dhe në thirrjen e tij thotë se nëse në video do të shfaqet kandidati i Partisë Socialiste, ai do të ofrojë 50 mijë euro vetëm që të zotërojë videon.