Një çift u zgjua në mesin e natës në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara nga një hajdut i cili u kërkonte fjalëkalimin e Wi-Fi.

Çifti 60 vjeçar kishte rënë në gjumë mbrëmjen e së Dielës kur u zgjuan nga një 17 vjeçar me fytyrën e mbuluar duke i pyetur nëse mund të përdorte Wi-Fi e tyre.

Policia tha se burri u ngrit nga shtrati për të konfrontuar me adoleshentin duke e nxjerre jashtë dhe thirrur policinë e cila e arrestoi, njofton PCW.

Djaloshit nuk ju gjet asnjë armë. Një ditë më parë ai kishte tentuar të hynte në një tjetër shtëpi por familjarët kishin biseduar me të.

Ai u kishte thënë se kishte nevojë për kodin e Wi-Fi sepse i kishte mbaruar oferta.

Artikulli paraprakRRËZOHET AVIONI, KATËR PERSONA HUMBIN JETËN, MES TYRE EDHE NJË MINISTËR
Artikulli tjetërMISTER FATI I MOTRAVE BINJAKE PAS ZJARRIT NË GREQI, DËSHMIA E RE QË MBAN ENDE ME SHPRESA PRINDËRIT