Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi nga Shkodra i tregoi kryetarëve të bashkive se kanë përgjegjësi përsa i përket zonave që vijojnë të jenë të ndotura.

Në një takim pas një aksioni pastrimi të organizatës Eko Mendje në grykëderdhjen e lumit Buna ministri Klosi tha se lumenjtë janë kthyer në landfilde si shkak i mbetjeve urbane.

Ministri i Mjedisit i bëri thirrje kryetarëve të bashkive që të heqin dorë nga vendepozitimet e hapura dhe ilegale të mbetjeve urbane.

Një shqetësim janë edhe qeset plastike.

Shkodra vazhdon që të mbetet një prej qyteteve më të ndotura për shkak se masivisht mbetjet urbane hidhen buzë liqenit dhe lumenjve duke përfunduar të gjithë në

grykëderdhjen e Bunës në plazhin e Velipojës për të mos përmendur ujërat e zeza që derdhen në liqenin e Shkodrës apo shumë problematika të tjera që nuk mund të zgjidhen thjeshtë me disa aksione pastrimi.

 

 

Artikulli paraprakKËRKON RIGJYKIM, HAXHIA: DUA TË GJYKOHEM NGA GJYKATËS QË KANË KALUAR VETTINGUN
Artikulli tjetër2 DITË RESHJE, “PËRMBYTET” LAGJJA “MAR LULA”