Presidenti i Unionit të ish të përndjekurve politik Besim Ndregjoni e quan antikushtetuese Vendimi e Këshillit të Ministrave që u propozua nga ministri i financave Arben Ahmetaj për ish të përndjekurit politik duke i cilësuar si parësor ata që janë ende gjallë dhe duke nënvlerësuar në një farë mënyrë trashëgimtarët e tyre.

Mentaliteti komunist nuk është shkëputur prej 30 vitesh në politikën shqiptare thotë Ndregjoni ndaj edhe parlamenti nuk miraton një falje publike për të dënuar krimet e komunizmit…

Shumë shpejt në Tiranë do të ketë një parcelë kombëtare të kujtesës me gjithë emra e të pushkatuarve me apo pa gjyq në shenjë respekti ndaj atyre që vuajtën…

Vettingu në politik vijon Ndregjoni do jetë një frymëmarrje edhe për ish të përndjekurit politik.

Kreu i Unionit Mbarëkombëtar të Ish të Përndjekurve Politik Besim Ndregjoni ishte i ftuar pak ditë më parë në konferencën shkencore “Shkodra në Vitet e Komunizmit 1945-1953” e organizuar nga Këshilli i Qarkut Shkodër.

Artikulli paraprakRESHJET E DENDURA TË DËBORËS, AUTORITETI RRUGOR THIRRJE SHOFERËVE
Artikulli tjetërFERMERËT, KRAJA: 94 MLN EURO FONDI I PROGRAMIT IPARD II