Kryeministri Edi Rama mbledh sot Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste në orën 10:00. Mbledhja e Asamblesë së PS-së, vjen pas diskutimeve në mbledhjen informale të qeverisë në Vlorë 2 javë më parë.

Sot pritet që Rama të shpallë vendimin nëse do të ketë ndryshime në qeveri. Rama do të bëjë sot publik ofertën për bashkëpunimin me opozitën para vendimit për hapjen e negociatave.

Asambleja gjithashtu do të miratojë ndryshimet në kryesinë e socialiste përmes sekretariateve. PS do të prezantojë fushatën kombëtare “E gjithë vëmendja tek ju”.

Në rendin e asamblesë pritet të lexohet edhe raporti i turit të llogaridhënies si edhe performancës së të zgjedhur lokalë të PS-së.

Në Asamble do të marrin pjesë të zgjedhurit e PS-së në rrethe, grupi parlamentar, ministrat por edhe anëtarë të kësaj partie.

Artikulli paraprak‘LUANTE’ ME ARMË, PLAGOS SHOKUN 18-VJEÇAR
Artikulli tjetërLEZHË, PLAGOSËN ME ARMË 34-VJEÇARIN, PRANGA DY AUTORËVE