Me një hap të pazakontë 700 studiues francezë i drejtojnë një apel bashkësisë botërore për kërcënimin e katastrofave nga ndryshimet klimatike.

Në apelin e publikuar nga gazeta “Liberation” ata kërkojnë me urgjencë hapa të shpejtë për të kufizuar ngrohjen globale.

Sfidat e ndryshimit të klimës mund të tejkalohen vetëm me “ndryshime të menjëheshme në kuadër të objektivave të qarta dhe ambicioze” deri në vitin 2023.

Një marrëveshje është shumë pak

Ndryshimi i klimës është realitet gjithnjë e më shumë i ndjeshëm, shkruajnë studiuesit. Si për shembull përmes rritjes së temperaturave mesatare, shkrirjes së akullnajave, rritjes së nivelit të detit, shkatërrimit të ekosistemeve.

“Fjalimet nuk mjaftojnë siç e tregojnë shifrat e emetimeve të gazrave karbonikë”, kritikojnë ekspertët, ku bëjnë pjesë edhe fizikantë dhe ekonomistë.

Studiuesit kritikojnë ngadalësinë e ecjes përpara të luftës kundër ngrohjes globale. Ata i referohen Marrëveshjes së Parisit, 2015 ku u përcaktua një plan veprimi për të kufizuar ngrohjen globale nën 2 grad Celcius.

Por një projekt i përmasave të tilla nuk realizohet thjesht me nënshkrimin e një ujdie, theksojnë studiuesit.

Artikulli paraprakTË HUAJT SHPENZIME REKORD NË SHQIPËRI, POR JA SA LANË JASHTË SHQIPTARËT
Artikulli tjetër17 VJET NGA SULMI I KULLAVE BINJAKE, AMERIKANËT KUJTOJNË NGJARJEN QË TRONDITI NEW YORK-UN