Miliona njerëz në mbarë botën mund të ekspozohen ndaj niveleve të rrezikshme të stresit të nxehtësisë, një gjendje e rrezikshme që mund të bëjë që organet e tyre të mos punojnë.

Shumë njerëz jetojnë në vendet në zhvillim dhe bëjnë punë që i ekspozojnë ata në kushte potencialisht kërcënuese për jetën.

Këto përfshijnë të qenit jashtë në ferma, kantiere ndërtimi ose ambiente të mbyllura në fabrika dhe spitale.

Ngrohja globale do të rrisë shanset e kushteve të verës që mund të jenë “shumë të nxehta për njerëzit” për të punuar shprehen ekspertët.

Në shumë vende nuk ka ajër të kondicionuar, një zgjedhje e qëllimshme, për të parandaluar që virusi të përhapet.

Kur trupi nuk është në gjendje të ftohet siç duhet, temperatura e tij vazhdon të rritet në nivele të rrezikshme dhe organet kryesore mund të mos punojnë.

Nivele të larta lagështie janë regjistruar kohët e fundit brenda spitaleve në Chennai në Indi nga Prof. Vidhya Venugopal i Universitetit Sri Ramachandra.

Ndikimi që do të ketë ndryshimi i klimës

Ndërsa temperaturat globale rriten, lagështia gjithashtu do të thotë se më shumë njerëz do të ekspozohen në më shumë ditë me kombinimin e rrezikshëm të nxehtësisë dhe lagështisë.

Prof Richard Betts nga Zyra e Mbretërisë së Bashkuar ka ekzekutuar modele kompjuterike të cilat sugjerojnë që numri i ditëve me mbi 320C të rritet, pasi janë rritur emetimet e gazrave serë.