Në ditët e fundit janë vënë re ndryshime të shpeshta të temperaturave. Një gjë e tillë bën që të gjithë të jenë të rrezikuar për t’u prekur nga virozat e stinës, kryesisht fëmijët.

Shefja e pediatrisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës Greta Naraçi, shprehet se situata nuk paraqitet alarmante për sa i përket numrit të fëmijëve të prekur nga virozat e stinës.

Sistemi i ri që ka aplikuar spitali i Shkodrës, ka bërë që të krjohet një raport i mirë mes pacientit, mjekut të familjes dhe mjekëve në spital.

Ndër të tjera, Naraçi flet edhe për mënyrat se si mund të parandalojmë virozat tek fëmijët duke treguar kujdës në mjediset e përbashkëta si çerdhet, kopshtet apo shkollat.

Shefja e pediatrisë Greta Naraçi bën me dije se vaksinimi i bërë pa konsultën e mjekut është nuk është efektiv, përkundrazi antibiotiku dobëson sistemin imunitar të fëmijës duke u konsultuar në çdo rast me mjekun e famljes.