NDRYSHIMET NË KRYE TË KËTIJ INSTITUCIONI, SOROLLASIN QYTETARËT PËR SHËRBIME
Tashme eshte bere publike ndryshimi I drejtorit te zyres se regjistrimit te pasurive te paluajteshme ne Shkoder, por se bashku me keto ndryshime duket se ne kete institucion kane nisur edhe problemet.

Problemet ne funksionimin ndaj sherbimit te klienteve, qytetareve te cilet I duhet te presin ne radhe per ore te tera per te kryer sherbimet qe I nevojiten. Radhet jane shtuar prane ketij institucioni, ku duket se edhe per pak kohe ky institucion se bashku me pushimet verore do te jete ne tranzicion. Qytetaret shfryjne dufin, sepse nuk kane asgje tjeter ne dore pervec se te presin per disa ore per te kryer nje sherbim prane kesaj zyre e cila interesin qytetar duhet ta kete ne themel te punes se perditshme dhe jo sorollatjet sa ne njerin sportel ne tjetrin. Kjo eshte situate sot, prane zyres  se regjistrimit te pasurive te paluajtshme ne Shkoder, apo shkurt prane hipotekes, nje insitucioni qe u duk se do te ishte pararoje e drejtorive te tjera te linjes, por doreheqja e ish drejtorit Orest Vucaj, eshte kthyer ne nje boomerang, pasi tashme askush nuk di te pergjigjet per te kryer sherbimet mbyllur ndoshta nje jave te veshtire per te gjithe ato qe kerkojne te kryejne sherbime.
Vetem pak dite me pare, ish drejtori I ketij institucioni, Orest Vucaj, dha doreheqjen nga ky institucion,duke I lene vendin Ilir Niklekaj, ne kete detyre ne nje nga drejtorite me te rendesishme te Qarkut te Shkodres.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/9uuYxjOr7gY?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]