Partia Socialiste i heq të drejtën Institutit të Agron Tufës të hetojë krimet e periudhës së luftës para vendosjes së regjimit komunist. Me anë të një kerkesë të iniciuar nga Spartak Braho, Instituti mund të shqyrtojë vetëm dokumentet nga viti 1944 deri në 1990.

Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit do të shqyrtojë vetëm krimet e komunizmit të periudhës 29 nëntor 1944 deri në 1990. PS me propozimin e deputetëve të saj miratoi ndryshimin e periudhën të studimit, pavarësisht kundërshtive të Agron Tufes dhe deputetëve të opozitës për të përfshirë edhe periudhën e luftës mes partizanëve dhe ballistëve. Kundër këtij vendimi të të majtëve ishte edhe deputeti Tom Doshi.

Opozita e re shpeshherë i ka bashkuar votat me mazhorancën, por e vetmja çështje që i ndan me debate është lufta mes partizanëve dhe ballistëve.

Alimadhi: “Na kanë vrarë, na kanë pushkatuar, na kanë internuar na i kanë bërë të gjitha. I kemi marrë të gjitha poshtërsitë që kemi qenë bashklëpunëtore. Për mua nuk ka asnjë gjë të keqe të dalë e vërteta. Çfarë keni ju mos studiohet kjo”.

Socialistët u tërhoqën nga kërkesa që punonjësit e Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit të pajiseshin me certifikatë sigurie, pasi sipas Tufës Institutit i tij nuk merret me dokumente të klasifikuara.

Tufa: Nuk kërkojmë informacion të klasifikuar sekret shtetëror.
Ndërsa Myslim Murrizi kërkoi dosmodoshmërinë e një ligji për pajisjen e të gjithë deputetëve me certifikatë sigurie, me arsyetimin pastrimin e ish sigurimsave në politikë dhe administratë.

Murrizi: Politikanët, ne që jemi këtu, ne nuk duhet të kemi qenë spiunë të sigurimit të shtetit. E bëjmë për politikën po keni këllqe, larg këtyre pas 29 vitesh.

Në fund të komisionit Spartak Braho takohet me Agron Tufa, pas akuzave dhe kundërakuzave të shumta në publik, ndërsa më herët deputeti Bashkim Fino vijon të jetë “rebeli” socialist në komisionin e ligjeve, pasi në ligjin për mbrojtjen civile kërkoi ndryshimin e nenit 41.

Por ky propozim nuk ju mor parasysh nga kolegët e tij dhe pas miratimit Fino largohet nga komisioni.

Artikulli paraprakTJETËR VETËVRASJE, HIDHET NGA KATI I 9-TË, 61 VJEÇARI
Artikulli tjetërTENTUAN TË VJEDHIN BANESËN, ARRESTOHEN TË RINJTË SHQIPTARË