Mënyra se si merret kempi nga personat me aftësi të kufizuara ka ndryshuar që prej fillimit të këtij viti.

Sipas drejtores së Shërbmit Social në Shkodër, Valbona Tula, tashmë risi e kësaj mënyre të re të komisionimit është se të gjithë personat shumë të sëmurë nuk e kanë të detyrueshme paraqitjen për kërkesën e marrjes së kempit.

Kjo mënyrë lehtëson ndjeshëm të gjithapalët e përfshira, duke filluar nga vetë personat me aftësi të kufizuara, familjarët dhe punonjësit. Në këtë mënyrë shmangen radhët e gjata.

Drejtorja Tula, ndër të tjera garanton të gjithë personat me aftësi të kufizuara se të gjithë ata që meritojnë kempin do t’a marrin, duke mos patur asnjë pengesë.

 

Artikulli paraprakSPITALI I SHKODRËS, DALIN EMRAT PËR DREJTOR
Artikulli tjetërBUSHATI: PROCEDIMI FORMË PRESIONI NGA POLICIA