Pas rreth tre orësh fjalime në podiumin para Kuvendit, protesta e opozitës së bashkuar ka ndryshuar rrjedhë. Lideri demokrat Lulzim Basha në fjalimin e tij i kërkoi qytetarëve dhe mbështetësve ta ndjekin në rrugën drejt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, aty ku sipas tij, do të dorëzohen në bllok, refuzimet e kandidatëve në listat vijuese, për të marrë mandatin e deputetit.