Super hëna e kuqe do të shfaqet në qiell në mbrëmjen mes 20 dhe 21 janarit dhe ky do të jetë një fenomen i jashtëzakonshëm.

Përveç të qenit një fenomen i rrallë, Super hëna e përgjakur është e para për këtë vit dhe merr emrin hëna e ujqërve.

Kur hëna e plotë e re, përkon me pikën më të afërt të Tokës në orbitën e saj mujore ajo quhet super hënë, por ajo e 20 janarit do të marrë dhe emërtimin e përgjakur pas një eklipsi total të diellit që do të ndodhë.

National Geographic sqaron se këto ngjarje astrologjie do të fillojnë në orën 11.41 të paradites më 20 janar dhe pritet të zgjasin për 62 minuta.

Ata theksojnë se e gjithë ngjarja do të zhvillohet për tre orë e gjysmë. Pra të gjithë sytë nga qielli, pasi spektakli është i garantuar.