Që nga vendosja e pluralizmit e deri më sot Shqipëria ka patur mesatarisht 1 ministër të Brendshëm në çdo 1 vit e 1 muaj.

Janë 25 ministra që kanë drejtuar këtë dikaster në këto 28 vjet duke shënuar një rekord ndoshta edhe në planet.

Kjo u bë publike dje nga gazetari Roland Qafoku.

Ata nisin që nga ministri i fundit komunist Simon Stefani e deri te ministri i sapoemëruar Sandër Lleshi.

Rekordi i jetëgjatësisë më të madhe në detyrë është i Saimir Tahirit me 3 vjet e gjashtë muaj ne detyrë.

Ndërsa ai i jetëgjatësisë më të shkurtër është i Ali Kazazi që e ka mbajtur detyrën e ministrit të Brendshëm 21 ditë.

Fakt interesant është se mesatarja 1 vit e 1 muaj e qendrimit në detyrë të ministrave të Brendshëm përkon me kohën e qendrimit në detyrë të Fatmir Xhafës. Ai e mori detyrën më 13 shtator 2013 dhe dha dorëheqjen më 27 tetor 2018.

Ajo që bie edhe më shumë në sy është se gjatë mandateve qeverisës janë të majtët ata që kanë ndryshuar më shumë ministrat e Brendshëm.

Kështu në mandatin 1992-1997, Partia Demokratike qeverisi me 4 ministra të Brendshëm. Në mandatin 1997-2005, Partia Socialiste qeverisi me 7 ministra të Brendshëm.

Në mandatin 2005-2013 Partia Demokratike qeverisi me 4 ministra të Brendshëm. Në mandatin që nga 2013 e deri tani Partia Socialiste qeveris me 4 ministra të Brendshëm.

MINISTRAT E BRENDSHËM 1990-2018

1. SIMON STEFANI.

2. GRAMOZ RUÇI.

3. HAJREDIN SHYTI.

4. BAJRAM YZEIRAJ.

5. VLADIMIR HYSI.

6. BASHKIM KOPLIKU.

7. AGRON MUSARAJ.

8. HALIT SHAMATA.

9. BELUL ÇELO.

10. ALI KAZAZI.

11. NERITAN CEKA.

12. PERIKLI TETA.

13. PETRO KOÇI.

14. ILIR GJONI.

15. STEFAN ÇIPA.

16. LUAN RAMA.

17. IGLI TOSKA.

18. SOKOL OLLDASHI.

19. BUJAR NISHANI.

20. LULZIM BASHA.

21. FLAMUR NOKA.

22. SAIMIR TAHIRI.

23. FATMIR XHAFAJ,

24. DRITAN DEMIRAJ.

25. FATMIR XHAFAJ. (Për herë të dytë)

26. SANDËR LLESHI.