Më 3 janar 2019 konstituohet dhe nis nga puna Këshilli i Emërimeve në Drejtësi Ky këshill pritet të drejtohet nga Ardian Dvorani, anëtar i Gjykatës së Lartë, përzgjedhur nga parlamenti në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

KED pritet që të nis menjëherë nga puna duke bërë verifikimin e gjyqtarëve dhe kandidatëve që plotësojnë kriteret për gjyqtarë kushtetuese çka do të zgjidhte dhe ngërçin e kësaj Gjykate.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka mbetur me një anëtar dhe ajo është gjyqtarja Vitore Tusha e cila ka kaluar sitën e Vettingut ndërsa mandati i saj 9-vjeçar ka mbaruar.

Në mbledhjen e parë të KED-s e cila mbahet më 3 Janar pritet të marrin pjesë 7 nga 9 anëtarë që ajo duhet të ketë, pasi parlamenti arriti të zgjedhë 8 anëtarë.

Fill pas përzgjedhjes së tetë anëtarëve, Bashkim Dedja u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit duke e çuar numrin në 7 anëtarë. Pjesë e KED që nis punën në 2019 janë kryeprokurorja Arta Marku, Ardian Dvorani,

Medi Bici nga Gjykata e lartë, Fatjona Memçaj nga Gjykata e Apelit të Tiranës, gjyqtari Fatmir Islamaj, Gurali Brahimllari, Eriol Roshi dhe Klodiana Veizi.

Artikulli paraprakNË AEROPORTIN E ROMËS, ME PAKO KRISHTLINDJESH KU BRENDA KISHTE KOKAINË
Artikulli tjetërMERR ZJARR KUTIA E SHPËRNDARJES ELEKTRIKE, PANIK TE QYTETARËT