Studentët e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” kanë bllokuar hyrjen e rektoratit duke mos lejuar rifillimin e procesit mësimor

Pavarësisht se rektorati mori vendim që mësimi të rifillonte me 4 shkurt, studentët nuk e lejuan një gjë të tillë duke vijuar bojkotin dhe protestën

Studentët janë të vendosur për të mos lejuar zhvillimin e procesit mësimor
Pavarësisht studentëve protestues dhe atyre që po bojkotojnë një pjesë tjetër e studentëve erdhën për të zhvilluar mësim por nuk ia kanë arritur për shkak të bllokimit të dyerve

Edhe në qytetin e Shkodrës situata sa i përket procesit mësimor në universitet ka paqartësi duke qenë se disa studentëve vijojnë protestën ndërsa disa të tjerë janë futur në auditore duke zhvilluar mësim pjesërisht.

Artikulli paraprakRRUGA QË “LUNDRON” PREJ 30 VITESH
Artikulli tjetërSHKODËR, TAKSITË NË PROTESTË: PO NA SHKATËRROJNË